PDK-ja largon komisionerin në Viti, pas raportimeve se ai ka qenë i akuzuar për korrupsion - Bota Sot
PDK-ja largon komisionerin në Viti, pas raportimeve se ai ka qenë i akuzuar për korrupsion

Kosova

PDK-ja largon komisionerin në Viti, pas raportimeve se ai ka qenë i akuzuar për korrupsion

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:47
Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës e ka larguar Kabil Hajdarin nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Komunën e Vitisë, pas raportimeve se ai ka qenë i akuzuar për korrupsion.

Sipas një njoftimi për media Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i verifikojë të gjithë anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore, të cilët do t’i zbatojnë aktivitetet zgjedhore në nivelet lokale të pushteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Si subjekti më i madh politik në vend, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur një standard të ri etik, që asnjë zyrtar i saj me aktakuzë të konfirmuar për korrupsion, nepotizëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që ta ruaj këtë standard dhe i falënderon të gjithë qytetarët dhe mjetet e informimit për kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...