AGK-ja me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca

Kosova

AGK-ja me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:07
Ardita Sylejmani- Bllaca

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani- Bllaca. Kjo vdekje e papritur ka tronditur shumë njerëz, jo vetëm ata që e njihnin personalisht, por edhe ata që e njohën vetëm nga ekrani.

Sylejmani Bllaca së fundmi ka punuar në Radiotelevizionin e Kosovës. Për vite me radhë shërbeu me korrektësi dhe pasionin e një gazetareje model dhe me ambicie, ndaj edhe do të lë gjurmë të përhershme në fushën e gazetarisë.

Vdekja e gazetares Sylejmani Bllaca, e cila la pas vetes 3 fëmijë, ka ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes. Në emër të AGK-së dhe komunitetit të gazetarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat