Kandidatja për deputete e Nisma’s mundohet t’i mohojë punësimet e militantëve të partisë

Kosova

Kandidatja për deputete e Nisma’s mundohet t’i mohojë punësimet e militantëve të partisë

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:10
Albulena Balaj-Halimi

Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimi , ka thënë se NISMA ka realizuar zotimet sa ka pasur mundësi, duke veçuar punën në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Siç thotë, Balaj – Halimi në emisionin Frontal, 27 mijë qytetarë janë trajtuar nga kjo ministri, ndërsa një numër jo i vogël edhe janë punësuar.

Ndërsa, e pyetur se a bëhet fjalë për punësime të antarëve të kësaj partie, ajo dha këtë përgjigje: ‘Unë e kam thënë edhe diku tjetër. Nisma ka vetëm dy vite bashkëqeverisje dhe për dy vite të bëhet temë kjo është e pabazë. Nuk e di nëse keni emra për këtë çështje të punësimeve’, tha ajo.

Kujtojmë se NISMA, për dy dite sa ishte në bashkëqeverisje është kritikuar për punësime partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat