Limaj nga Deçani thotë se fryma socialdemokrate është e ardhmja e Kosovës

Kosova

Limaj nga Deçani thotë se fryma socialdemokrate është e ardhmja e Kosovës

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:25
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat e partisë në Deçan.

Me këtë rast, ai tha se fryma socialdemokrate është e ardhmja e Kosovës.

I pari i Nismës, strukturave të Deçanit iu tha se Kosova ka nevojë për një politikë shtetërore të mençur që bashkojnë njerëzit.

Limaj: Kosova ka nevojë për politikë shtetërore të mençur

“Vendi sot ka nevojë për njerëz që shohin përtej pragut, përtej shtëpisë së vet, lagjes vet. Kosova sot është e vogël për mos të bërë këtë ashtu siç është...Kosova sot ka nevojë për politikë shtetërore të mençur të urtë. Kosova ka nevojë për njerëz kompetentë që dinë të ofrojnë e bashkojnë rrymat e ndryshme brenda parlamentin dhe jashtë saj”, tha ai.

Limaj edhe qytetarëve deçanas iu foli për disa nga prioritetet qeverisëse të tij, të cilat janë zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, fuqizimi i drejtësisë fuqizimi i prodhimeve vendore dhe diaspora.

Limaj: Ky vend ka nevojë për mbështetje shtetërore

“Ne besojmë që ky vend ka nevojë shumë për mbështetje shtetërore. Ne na duhet një kryeministër që bën reforma të thella dhe një Qeveri e reformave”, tha ai.

Ndërkaq, iu bëri të ditur strukturave se vizioni i Nismës është ai që ofron dhe bashkon njerëzit.

Limaj: Ky vizion ofron dhe bashkon njerëz

“Ky vizion i moderuar që ofron dhe bashkon njerëz, që i ikë përplasjeve që nuk bën me gisht, që nuk shanë dhe nuk shpifë, nuk mashtron dhe nuk bën pazare - ky është vizioni që do të çojë vendin përpara. Do të ishte mirë që më 6 tetor të instalohet ky vizion dhe mos të humbë kohë Kosova”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Degës së Nismës në Deçan, Shkodran Imeraj kërkoi përkrahje për të parin e partisë, pasi sipas tij Fatmir Limaj përmes veprimtarisë së tij e ka dëshmuar atdhedashurinë e tij për Kosovën.

Imeraj: Sot Deçani është që krenar po ju mirëpret

“Sot Deçani është që krenar po ju mirëpret dhe nga këtu dua të them që falë punës dhe angazhimit tuaj janë bërë shumë punë të mira”, tha ai.

Kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës të Nismës nga Deçani janë Shkodran Imeraj dhe Fatime Jasiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat