Valon Grabovci premton zhvillim ekonomik dhe hapje të vende të punës

Kosova

Valon Grabovci premton zhvillim ekonomik dhe hapje të vende të punës

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 23:36
Valon Grabovci, ka vazhduar takimet me përkrahësit dhe simpatizantët e PDK-së.

Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Valon Grabovci, ka vazhduar takimet me përkrahësit dhe simpatizantët e PDK-së.

Grabovci, që është pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës, ka premtuar se do të angazhohet për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ai gjatë pasdites së sotme ka takuar shumë qytetarë në Fushë Kosovë, Damanek të Malishevës dhe studentë të Universitetit të Prishtinës.   

Postimi i Grabovcit në Facebook:

Një tjetër takim me aktivistë të nëndegëve të qendrës së Fushë Kosovës, në mbrëmje, ishte tejet frymëzues. Bashkëbisedim, e diskutime me kolegë të studimeve e profesionit rreth zhvillimit ekonomik dhe mundësive që ka vendi.  Për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, do angazhohem në vazhdimësi. Vetëm kështu, do e bëjmë Kosovën vend atraktiv për investime të reja.  

#PërTyDheShtetin112 

#KadriVeseli1 

#ValonGrabovci79

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat