Bytyqi tregon formulën e zgjedhjes së drejtorave të shkollave pa ndikim politik

Kosova

Bytyqi tregon formulën e zgjedhjes së drejtorave të shkollave pa ndikim politik

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 00:00
Shyqyri Bytyqi

Ish ministri i arsimit, Shyqyri Bytyqi në DebatPernime tregoi planin se si kjo ministri ka paraparë që të zgjedhën drejtorat e shkollave në Kosovë, në mënyrë që në një proces të tillë të mos përfshihet politika. Ai tha se fillimisht komisioni formohet me tre anëtarë, një përfaqësues nga MASHT, një nga komuna dhe një përfaqësues i prindërve.

Ky komision do t’i zgjedh tre kandidatë të cilët sipas Bytyqit i plotësojnë kriteret, pastaj kandidatët do t’i nënshtrohen edhe një procesi tjetër . Mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e prindërve do t’i dëgjojnë prezantimet e tre kandidatëve pastaj ata do ta votojnë njërin prej tyre. Sipas Bytyqit, një mënyrë e tillë e përzgjedhjes do ta minimizoi rolin e politikës në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat