Çka ndodh sot?

Kosova

Çka ndodh sot?

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 07:56
Foto Ilustrim

Piloti i varur në kabllot e tensionit të lartë elektrik

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Mbahet aktiviteti “5 Fjalime për Qëndrueshmërinë: Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 10:00)

Përurohet rinovimi i Çerdhes “Fluturat” në Suharekë. (ora 10:00)

“5 Fjalime për Qëndrueshmërinë: Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”, organizohet nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

Fillojnë punimet për ndërtimin e Fabrikës së Ujit. (Fshati Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Ferizajt mban diskutimin publik për draft Rregulloren e Transparencës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Ferizaj, ora 10:00)

Bëhet lansimi i programit të Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ora 10:30)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra e Sporteve në Prizren, ora 11:00)

Dega e PDK-së në Prizren mban konferencë, ku merr pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. (Dega e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

Lëvizja FOL organizon diskutimin me kandidatin për kryeministër Fatmir Limaj. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:30)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant “Skandinavia”, Koshtovë, ora 13:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në vënien e gurthemelit të palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

Mbahet Festivali Ballkanik i Folklorit, Edicioni i III-të. (Shkolla “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00) 

PDK mban tubim paraelektoral në Ortakoll të Prizrenit. (Shkolla “Abdyl Frashëri”, ora 19:00)

PDK mban tubim paraelektoral në Korishë të Prizrenit. (Shkolla e fshatit, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat