Bajqinovci: Vetingu do të bëhet për nivele të larta në polici, e jo për policët e thjeshtë

Kosova

Bajqinovci: Vetingu do të bëhet për nivele të larta në polici, e jo për policët e thjeshtë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 20:17
Mefail Bajqinovci

Kandidati për deputet nga lista e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në një postim të tij në Facebook ka shkruar për Vetingun në polici.

Ai thotë se vetingu do të bëhet për nivelet e larta komanduese, e jo për policët e thjeshtë.

"Vetingu do të bëhet për nivelet e larta komanduese e jo për policët, kjo është përkrahja më e madhe për policët", ka shkruar Bajqinovci duke e publikuar edhe deklaratën e Albin Kurtit.

"Albin Kurti: Vetingu do të bëhet vetëm për nivelet e larta komanduese në policinë e Kosovës e jo për policët", ka shkruar tutje Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat