Në Rugovë festohet kushtetuta e Kaçanikut

Kosova

Në Rugovë festohet kushtetuta e Kaçanikut

Nga: IDRIZ ZEQIRAJ Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:26
Kryetari Gazmend Muhaxheri në Malaj të Rugovës, më kremtën e Kushtetutës, me kandidatë për deputetë dhe të tjerë

Në fshatin e origjinës të Presidentit Rugova, në Malaj të Rugovës, nën patronazhin e kryetarit të komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri u shënua pëvjetori i 29-të i Kushtetutës së Kaçanikut. Fshati Malaj ishte zgjedhja e duhur, për kremtimin e datës historike të "7 Shtatorit", dita e shpalljes të Deklaratës Kushtetuese të Republikës të Kosovës.

Këshilli Organizativ i fshatit Malaj, me kryetar Sali Jahë Lajçi, Demë Ali Lajçi, Mustafë Ramë Lajçi, Jakup Keçi Lajçi, Cenë Maxhun Lajçi, Hajdar Imer Lajçi, Bashkim Shaban Lajçi, Sali Ramë Lajçi, Fadil Bashkim Lajçi, Ali Hzsen Lajçi, në koordinim më kryetarin e vyeshëm Muhaxheri, organizuan kremtimin e Kushtetutës. Paria e fshatit Malaj, në ballë me kryeplakun e fshatit Malaj, Demë Ali Lajçi, kryetarin e fshatit Sali Jahë Lajçi, deputeti Naser Rugova, ishin rrjeshtuar për pritjen tradicionale të pjesëmarrëve në manifestimin në fjalë. 
 
Përveç ardhjes masive të qytetarëve nga Dukagjini dhe më gjerë, të shumtë ishin rugovasit vendorë. Kryetari Muhaxheri me stafin e tij, deputetët e Parlamentit të Kosovës: Hykmete Bajrami, Besa Gaxherri, Dritan Selmanaj, Armend Zemaj, kuadri i hershëm i LDK-së, Sali Cacaj, Rexhep Shabani, kuadro të rinj, si Shkëmb Manaj, Shpëtim Hajdaraj, Blerim Rexhbogaj me shokë; veprimtarët e Mërgatës Fazli Hajdaraj, Rashid Nikçi, Demë Çetaj, Ramë Dreshaj me shokë, bisnismenët Ibrahim Selimaj e Rexhep Kurbogaj dhe të tjerë.
Moderatorët, babë e bijë, Valdet dhe Dodona Hysenaj, shkrelas të Rugovës, përkatësisht, profesor universitar dhe studente e shkencave matematikë-fizikë, hapën manifestimin në Kompleksin Memorial "Dr. Ibrahim Rugova", në nderim të 29 vjetorit të Kushtetutës të Kaçanikut dhe të ideatorit të saj Dr. Ibrahim Rugova. 
 
"Në emër të Këshillit Organizativ, nga ky oborr i shenjtërisë qiellore, kujtojmë sot 29-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, ditën më të shënuar në historinë e shtetit të Kosovës, ditën kur delegatët e Kuvendit të Kosovës, më 7 shtator 1990, shpallën Kushtetutën dhe vunë themelet e shtetit të  

Kosovës nën  drejtimin e burrështetasit, ikonës, arkitektit, burrështetasit, kryetarit, intelektualit, shkrimtarit, politikanit, akademikut, tëapapërsëdytshmit Dr. Ibrahim Rugova, prandaj urojmë që sot të ndjeheni mirë në Rugovën e tij, në Rugovën e Rugovës, në Rugovën e legjendave, të miteve, të luftërave, të besës e burrërisë, të historisë, të traditës, të kulturës, të bukës dhe kripës…   

Malajt ku jemi sot, vendlindja e Rrustës së Sadri Elezit, shënojnë ditëlindjen e dytë të Kompleksit Memorial "Dr. Ibrahim Rugova", të këtij tempulli të miqësisë, bujarisë, urtësisë dhe trimërisë, pra, të një etape të re të historisë së saj" - deklaruan moderatorët Valdet dhe Dodona Hysenaj. 

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit. Jemi të lumtur që jemi sot në vend-origjinën e Ibrahim Rugovës. I gëzofshim së bashku Kushtetutën dhe Kompleksin Memorial, bukuritë natyrore të Rugovës! Ai foli për rëndësinë e kësaj date historike, në qendër të së cilës ishte shtetbërësi i Kosovës, Presedenti historik Dr. Ibrahim Rugova. Përkujtesa krenare e Kushtetutës, do të jetë e përvitshme, pikërisht, këtu, në Malaj të Rugovës, si simbolikë e ideatorit Dr. Ibrahim Rugova.

Kryesia e Shoqatës "Sali Çekaj", në Zvicër, me drejtorin e TV -Fontana- Zeqir Mehmetaj, në Kompleksin "Dr. Ibrahim Rugova"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat