Reçica: Nën udhëheqjen time do të ketë shtesa për fëmijë

Kosova

Reçica: Nën udhëheqjen time do të ketë shtesa për fëmijë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 14:53
Skender Reçica

Skender Reçica nga Nisma Socialdemokrate ka premtuar se do të punojë në implementimin e politikave ku parashihen shtesat për fëmijë.

Përmes një shkrimi në Facebook Reçica u deklarua se në qoftë se merr udhëheqjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale do të ketë shtesa për fëmijë, për fëmijët e prindërve të punësuar, atyre të papunë dhe fëmijët e familjeve në asistencë sociale.

“Realizimi i të drejtave për shtesat për fëmijë është paraparë me inicimin e ligjeve të reja që do të krijojnë bazën ligjore për fillimin e realizimit të tyre. Në mandatin e ardhshëm, me po këtë përkushtim do të vazhdojmë në përmbylljen e reformave të nisura me qëllim që të gjithë fëmijët e Kosovës të gëzojnë të drejtën e shtesave. Me NISMA’n në Qeveri, fëmijët tanë do të kenë perspektivën e sigurtë” ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat