Premtohet rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve të punës për zjarrfikësit, nga kandidati Bajqinovci

Kosova

Premtohet rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve të punës për zjarrfikësit, nga kandidati Bajqinovci

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:24
Mefail Bajqinovci

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka dhënë mbështetje të madhe për zjarrfikësit e Kosovës.Bajqinovci përmes një videoje ka thënë se ata janë të diskriminuar edhe në ligjin e pagave, ku premton se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, koeficienti i pagave do të rritet nga 2.2 sa është tash për zjarrfikësit dhe 2.8 për komandantët.

Gjithashtu, Bajqinovci thekson se zjarrfikësve do t’iu paguhen edhe orët shtesë dhe orët e ndërrimit të natës, të vikendit dhe atyre të festave.

Bajqinovci zotohet se do të rritet edhe numri i zjarrfikësve, ku për çdo 1.500 banorë do të ketë nga një zjarrfikës.

Për më shumë, ndiqeni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat