21-vjetori i rënies së mjekut dëshmor Lec Gradica

Kosova

21-vjetori i rënies së mjekut dëshmor Lec Gradica

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 07:00
Lec Gradica

Sot bëhen 21 vite nga rënia e mjekut dëshmor Lec Gradica.

Për të nderuar veprimtarinë dhe rënien heroike të dëshmorit Doktor Leci, nga ora 10:00 bëhen homazhe pranë varrit të tij Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.   

Dr. Lec Gradica ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës në malet e Qyqavicës më 24 shtator.

Dr. Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment profesionin e tij prej mantelbardhi, edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht. 

Dr. Leci është mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat