Bajqinovci viziton kryetarin e sindikatës së re të KEK-ut, Rafet Osmanin

Kosova

Bajqinovci viziton kryetarin e sindikatës së re të KEK-ut, Rafet Osmanin

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 20:34
Bajqinovci viziton kryetarin e sindikatës së re të KEK-ut, Rafet Osmanin

Mefail Bajqinovci ka vizituar sot në QKUK, kryetarin e sindikatës së re të KEK-ut, Rafet Osmanin.

Bajqinovci i cili është kandidat për deputet nga Vetëvendosja me numër 20 në listë, ka treguar se z. Osmani ishte aksidentuar kohë më parë, por fatmirësisht gjendja e tij është përmirësuar dukshëm.

Ai e quan Osmanin si kryesindikalisti më i guximshëm në mbrojtje të interesave të punëtorëve të KEK-ut.

Postimi i plotë i Bajqinovcit:

Sapo e vizitova kryetarin e Sindikatës së Re të KEK-ut në QKUK z. Rafet Osmani cili ishte i aksidentuar rëndë kohë më parë, sot gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dukshëm.
Ky është kryesindikalisti më i guximshëm dhe suksesshëm në mbrojtje të interesave punëtorëve të KEK-ut.
I urojmë shërim të shpejt, kthim në familje dhe në mesin e kolegëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat