Osmani në Klinë: Mërgata jonë do ta ketë respektin që e meriton

Kosova

Osmani në Klinë: Mërgata jonë do ta ketë respektin që e meriton

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:37
Vjosa Osmani, sot ka mbajtur tubim në Klinë.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka mbajtur tubim në Klinë.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një tubimi në Klinë, ka thënë të enjten se me fitoren e LDK-së në zgjedhje, mërgata do ta ketë respektin dhe kujdesin e shtetit.

“Për 20 vite nuk ia kemi dhënë mërgatës tonë vlerësimin që e kanë merituar. Një prej pjesës më të lavdishme të punës sonë, është diaspora e LDK-së, janë mërgata jonë. Ata jo vetëm që do ta kenë respektin që meritojnë, por do të kenë mundësi të reja për të investuar në shtetin e tyre, për të cilin derdhën aq shumë mund dekada me radhë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka falënderuar mërgatën për kontributin që kanë dhënë për sensibilizimin, financimin dhe çlirimin e Kosovës, nga të katër anët e globit, Gjermania, Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera.

Duke komentuar tubimin e mbrëmshëm të LDK-së, Osmani tha se një tubim kaq të madh, nuk e kemi parë që nga koha e Presidentit Rugova. “Ky tubim mi kujtoi takimet mobilizuese që i organizonte diaspora jonë në Evropë dhe Amerikë për të përkrahur Kosovën”, pohoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat