Mema: Pika më e fortë e AAK-së është Ramush Haradinaj

Kosova

Mema: Pika më e fortë e AAK-së është Ramush Haradinaj

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 18:37
Shyqri Mema

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqri Mema ka thënë se pritoritet i tyre, do të jetë shëndetësia dhe arsimi.

Mema tha se buxheti do të ketë rritje deri në 3 miliardë.

“Do të ketë rritje buxheti, rritja e buxhetit do të shkoj në 3 miliardë, dhe nëse shkon, primare do të jetë shëndetësia”, tha Mema.

I pyetur se cila është pika më e fortë e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, ai tha se është Ramush Haradinaj pika më e fortë e partisë, duke përmendur disa nga punët që Haradinaj i ka shtyrë përpara në realizim, kryeminsitri në detyrë, Haradinaj.

“Aleanca pikën më të forë të ka kryeministrin Haradinaj, ai ka qenë pjesë e qeverisë, por ka qenë pjesë me 30 parti të tjera, i vetmi ka qenë që i ka qu projektet përpara. Formimi i ushtrisë, integritetin Teritorial, ligjin për Trepcen, Taksën 100 për qind”, u shoreh Mema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat