Me VV-në dhe Albin Kurtin kryeministër, do lindë një dritë e re për Istogun dhe krejt Kosovën

Kosova

Me VV-në dhe Albin Kurtin kryeministër, do lindë një dritë e re për Istogun dhe krejt Kosovën

Nga: Rexhep Elezaj Më: 26 shtator 2019 Në ora: 19:43
Nga tubimi i fushatës zgjedhore të LVV në Istog

Me pjesëmarrjen e qindra anëtarëve dhe simpatizantëve të LVV-je nga Istogu me rrethinë, në Shtëpinë e kulturës “Adem Jashari” sot filloi fushata elektorale e këtij subjekti politik në një atmosferë impozante dhe plotë me ovacione të përcjella me duartrokitje frenetike; “Albin Kurti, Albin Kurti”, “Vetëvendosje, Vetëvendosje”,  dhe “Erdhi Dita, Erdhi Dita”, që vërtetë të nxiste ndjenjën e krenarisë dhe mburrjes që jemi shqiptarë..!

Po ashtu, të pranishëm në këtë tubim ishin edhe kandidatët për deputet, Fitore Pacolli, Ali Lajçi, Prof. Shpejtim Bulliqi, Hidajete Nikçi, Hidajet Hyseni, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Xhelal Sveçla, Prof. Reshat dhe Bashkim Nurboja, pastaj aktivistët e çështjes kombëtare; Naser Shatri, Metë Mavraj, Arben Kabashi, si dhe shumë të tjerë.

Pas intonimit të himnit kombëtar, moderatorja e këtij tubimi fjalën ia dha kryetarit të Qendrës së LVV-je në Istog, z. Agron Avdijaj, i cili në fjalën e tij të rastit, veç fakteve tjera, nënvizoi se qeveritë e deritanishme Istogun dhe Kosovën e kanë sjellë dhe degraduar në nivelin më të ultë të zhvillimit në Evropë, e kanë shndërruar në një shtet të izoluar dhe pa perspektivë për të rinjtë tanë..!?

Image

Më pas fjala iu dha kandidates për deputete nga LVV-je, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila e entuziazmuar me praninë e aq shumë qytetarëve, tha se në Istog nuk ka më bastione partiake, dhe se shëndetësinë pas 6 tetorit, me fitoren e LVV-je, do ta nxjerrim nga gjendja e mjerueshme, dhe se sistemi publik shëndetësor do jetë falas.

Në fjalën e tij mjaft përmbajtësore, Prof. Shpejtim Bulliqi, vuri në dukje gabimet dhe mungesat e shumta të qeverisë së PAN, e cila me disa vendime dhe politika të gabuara e ka dëmtuar mjaft zhvillimin e Kosovës, por qeveria e re me Albin Kurtin në krye, do fillon ndërtimin e mirëfilltë të shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë.

Kandidatja për deputete nga “Alternativa”, Mimoza-Kusari Lila, adresoi kritika të ashpra ndaj ish qeveritarëve të korruptuar dhe të paaftë për ta qeverisur vendin, prandaj në raste të vështira në të kaluarën tonë gjithmonë ka lindur një Lëvizje popullore e cila ia ka kthyer dinjitetin dhe shpresat popullit tonë, dhe, sot ajo  Lëvizje është “Vetëvendosja” në krye me Albin Kurtin, kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Image

Në fjalën e tij gjithëpërfshirëse dhe mjaft të thukët, kryetari i LVV-je Albin Kurti, i nominuar për kryeministër të Kosovës, vuri në pah domosdoshmërinë e ndryshimeve rrënjësore, po qese duam ndalimin e të keqes dhe degradimin e më tejmë të vendit tonë që ia kanë shkaktuar politikanët e pandërgjegjshëm. Atyre iu ka interesuar vetëm jeta luksoze, pushimet si dhe pasurimi deri në pangopësi dhe jo mirëqenia e popullit tonë, tha në vazhdim. Të gjithë ata të cilët e kanë vjedhur shtetin dhe pasuritë e Kosovës do t’iu verifikohet pasuria se nga e kanë marrë atë, dhe nëse del se e kanë vjedhur, ajo do të kthehet në buxhetin e Kosovës, prandaj ndryshimi nuk mund të vjen duke i votuar të njëjtit njerëz.

Duke folur për bukuritë natyrore të Istogut dhe fushat pjellore që ka treva e pasur e Dugagjinit, Albin Kurti, ceku edhe rolin e figurave të rezistencës paqësore, siç ishte presidenti Ibrahim Rugova, i cili është rritur rrenzë këtyre bjeshkëve, por edhe rolin e ushtrisë sonë çlirimtare do ta vlerëson drejtë dhe lartë historia jonë në të ardhmen.

Image

Takimin e përcollën shumë përfaqësues të mediave të shkruara, vizive, TV dhe elektronike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat