Përplasen kandidati i VV-së dhe i PDK-së shkaku i investimeve të huaja direkte

Kosova

Përplasen kandidati i VV-së dhe i PDK-së shkaku i investimeve të huaja direkte

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Kandidati për deputet nga Lëvizje Vetëvendosje, Driton Tali, ka thënë se Kosova ka pësuar rënie në investimet e huaja direkte.

“Nuk është e vërtetë që ka pasur rritje të investimeve të huaja direkte. Përkundrazi, në vitin 2017, ka pasur 287 milionë euro investimet të huaja direkte, ndërsa në vitin 2018, ka pasur 213 milionë euro. Pra, ka pasur rënie në investimet e huaja direkte”, ka thënë ai.

Sipas tij, problemi bazik këtu është sundimi i ligjit.

Në këtë ambient, pos mërgimtarëve tanë që kanë dëshirë të bëjnë diçka serioze, asetet tona i kemi shitur lirë. Po e marrë shembull Feronikelin, KEDS-in, Aeroportin. Nëse i shikoni të dhënat, aeroporti i Beogradit është dhënë me konsesion për rreth 700 milionë euro, ndërsa ka rreth 5.7 milionë pasagjerë në vit. Aeroporti jonë e dini sa është dhënë. Ndoshta ka 3 fish më pak pasagjerë, por është dhënë shumëfish më lirë”, ka thënë Tali.

Lulëzim Rafuna nga PDK-ja ka thënë se këto të dhëna nuk janë të sakta.

“Në raportin i cili do të dalë javën që vjen, pas rifreskimit të të dhënave, investimet e huaja direkte do të pasqyrohen në rreth 260 milionë”, ka thënë Rafuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat