Zbulohet identiteti i gjyqtarit dhe policit të arrestuar në Skënderaj

Kosova

Zbulohet identiteti i gjyqtarit dhe policit të arrestuar në Skënderaj

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Prokurori special, Blerim Isufaj, ka konfirmuar identitetin e personave të arrestuar, të gjyqtarit dhe të policit.

Isufaj ka thënë se është duke e hetuar këtë rast.

Ai ka konfirmuar informatat se të arrestuar janë gjyqtari Rafet Ismaili dhe hetuesi policor, Blerim Gashi.

Hetimi është duke u zhvilluar që disa muaj, derisa ka shtuar se të dyshuarit kanë qenë duke u përgjuar dhe vëzhguar që disa muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat