Pse personalitete të rëndësishme janë në fund të listës së LDK-së?

Kosova

Pse personalitete të rëndësishme janë në fund të listës së LDK-së?

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 19:24
LDK

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen më 6 tetor mobilizuan partitë për të mbledhur rreth tyre njerëz me integritet dhe për t’i përfshirë ata në listën për deputetë.

Shumë fytyra të reja pothuajse në të gjitha partitë u radhitën shumë lartë në listën e kandidatëve, ndërsa persona të tjerë të cilët kishin kontribut të jashtëzakonshëm në këto parti u lanë anash.

Një rast i tillë u pa edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku prof. dr. Haki Demolli, ish-ministër i Drejtësisë dhe më vonë edhe i FSK-së, por edhe ish-deputet, u radhit me numër 74 nga 110 kandidatë.

Demolli ka dhënë një kontribut të madh edhe për vendin duke qenë aktiv edhe gjatë kohës së luftës, ndërsa ka botuar edhe një numër të konsiderueshëm të librave dhe punimeve shkencore.

Mirëpo, përkundër bagazhit të tij profesional dhe intelektual, disa e vlerësuan të habitshme se si ai por edhe disa figura të tjera nuk u përfshinë më lartë në listë.

Këto figura do të ishin një ndihmesë më e madhe edhe për vet Vjosa Osmanin e cila kandidon për kryeministre nga radhët e LDK-së. Megjithëse, këto figura nuk e kanë ndalur mbështetjen e tyre që kur ka nisur turin e saj për të fituar besimin e qytetarëve për të paren e ekzekutivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat