Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se duke e mbrojtur prodhuesit vendorë ndihmohet zhvillimi ekonomik.
Ai këtë e ka thënë në një takim me banorët e fshatrave Pogragjë, Bilinicë e Llovcë. Hasani ka marrë vlerësime nga banorët për vendimet në të mirë të prodhuesve vendor.
“Gjatë këtij takimi qytetarët e velerësuan punën time si ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Folëm për vendimet me të cilat e ndihmuam prodhuesin tonë si vendimi për masat mbrojtëse për miellin, qumështin, pemët e perimet e që në fubd kulmuan me vendimin e kryeministrit Haradinaj për taksë 100 %.
Vetëm duke e dashur dhe mbrojtur prodhuesin e vendit, mund të ndihmojmë zhvillimin ekonomik.”, ka shkruar Hasani në Facebook.