Veseli në Drenas: Luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si Kryeministër

Kosova

Veseli në Drenas: Luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si Kryeministër

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 21:18
PDK në Drenas

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sonte edhe banorë të fshatrave Sankoc, Çikatovë dhe Abri të Drenasit.

Ai ka thënë se i gjithë Drenasi do ta tregojë veten më 6 tetor dhe se luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si kryeministër.

“I gjithë Drenasi, më 6 tetor, do ta tregojë veten. Me Sankoc, Çikatovë, Abri dhe me çdo lagje e fshat do t’i japë fuqi Partisë Demokratike të Kosovës.

Ne jemi partia e lirisë, e shtet-formimit dhe shtet-ndërtimit. Ne u kemi dhënë më së shumti hapësirë të rinjve dhe grave.

Ne e ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë.

Luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si Kryeministër.

Votoni Partinë Demokratike të Kosovës! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat