Haradinaj: Klinës do t’ia sjellim aktivizimin e minierës së Boksitit në Volljakë

Kosova

Haradinaj: Klinës do t’ia sjellim aktivizimin e minierës së Boksitit në Volljakë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 21:46
AAK

Pas Istogut, AAK dhe PSD kanë mbajtur tubim edhe në Klinë.

I nominuari për Kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj ka thënë se Klina e ka vulosur në mënyrë madhështore rreshtimin me opsionin fitues, përderisa për Klinën ka paraparë planin e aktivizimit të minierës së Boksitit në Volljakë.

Njoftimi i plotë nga Haradinaj:

Klina e vulosi sonte në mënyrë madhështore rreshtimin me opsionin fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit, atë të koalicionit AAK-PSD, si garanci për Kosovën unike.

Tani pasi kemi forcuar sistemin e sigurisë dhe drejtësinë, kemi vendosur rregull në sektorin publik me Ligjin për Paga, fokusi ynë do të jetë në mbështetjen e sektorit privat sipas logjikës më pak taksa – më shumë punësim. Me krijimin e Zonave Ekonomike, u kemi krijuar komunave qasje në pronat që e determinojnë zhvillimin ekonomik.

Koncepti 100% shtet parasheh planin e aktivizimit të minierës së Boksitit në Volljakë, rritje ekonomike me pragun e poshtëm prej 6%, uljen e in-formalitetit 4%, krijimin e fondeve të posaçme për bujqësisë dhe agroindustrisë, si dhe një fondi për punësim. Vota më 6 tetor për koalicionin AAK-PSD dhe numrin 119, Kosovën e vendos në trajektoren e zhvillimit të hovshëm ekonomik.

#ReferendumPerShtet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat