“Termokosi” i gatshëm të fillojë ngrohjen e kryeqytetit nga 15 tetori

Kosova

“Termokosi” i gatshëm të fillojë ngrohjen e kryeqytetit nga 15 tetori

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Ngrohtorja e Prishtinës, “Termokos”, është e gatshme të nisë sezonin e ngrohjes që më 15 tetor.

Zyrtarë të kësaj kompanie thanë se gjithçka është gati dhe premtojnë se cilësia e ngrohjes do të jetë shumë e mirë për të gjithë ata që janë të kyçur në rrjetin e ngrohjes.

I kemi bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të sezonit të ngrohjes dhe shpresojë se furnizimi do të jetë cilësor, i tha dje Radio Kosovës zëdhënësja e “Termokosit”, Afërdita Uka.

“Ndërmarrja publike “Termokos” është përgatitur dhe ka zhvilluar të gjitha punimet e nevojshme në terren, që të jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës ashtu siç e parasheh ligji, më 15 tetor. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që ky sezon të fillojë pa vonesa dhe të kemi një ngrohje sa më cilësore për të gjithë konsumatorët tanë”, tha Uka.

Prishtinasit janë shprehur të kënaqur me shërbimet që i ofron ngrohtorja “Termokos”. Ata thonë se edhe çmimet janë të arsyeshme.

Në kuadër të zgjerimit të rrjetit të “Termokosit” këtë vit si lagje e re, e cila do të kyçet ne rrjetin e ngrohjes, është lagjja Kalabria në kryeqytet. Punimet për kyçjen e kësaj lagjeje kanë nisur që në muajin maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat