Reagojnë Specializantët e Psikologjisë Klinike: SHSKUK po bën shkelje me konkurset

Kosova

Reagojnë Specializantët e Psikologjisë Klinike: SHSKUK po bën shkelje me konkurset

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 17:27
QKUK

Specialistët e Psikologjise Klinike kanë reaguar ndaj publikimit të një konkursi për pranimin e dy psikologëve klinik nga Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Në reagim thuhet se SHSKUK’ja në këtë konkurs ka bërë shkelje në kushtet e parashtruara për rekrutimin dhe në koeficientin e pagës së paraparë

Përmes këtij reagimi,  Specialistët e Psikologjisë Klinike thonë se një ndër shkeljet është se konkursi kërkon vetëm shkollim bazik universitar në fushën e psikologjisë.

Po ashtu, sipas tyre konkursi parashtron koeficient page të zhvlerësuar, në raport me profesionistët tjerë të shëndetit mendor që janë punësuar gjatë vitit 2018 në SHSKUK

Ky është reagimi i plotë:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës vazhdon me publikimin e konkurseve me parregullsi për psikolog klinik

SHSKUK së fundmi ka publikuar konkurs për pranimin e dy psikologëve klinik, me vend pune në Klinikën e Psikiatrisë. Konkursi përmban shkelje në kushtet e parashtruara për rekrutimin dhe në koeficientin e pagës së paraparë. Konkursi kërkon vetëm shkollim bazik universitar në fushën e psikologjisë, duke paraqitur kushte të pamjaftueshme të përgatitjes profesionale për rekrutimin e profileve më të larta, të aftësuara për aplikimin e këtij profesioni, siq janë Specialistet e Psikologjisë Klinike. Për më tepër, konkursi parashtron koeficient page të zhvlerësuar, në raport me profesionistët tjerë të shëndetit mendor që janë punësuar gjatë vitit 2018 në SHSKUK. SHSKUK, si institucioni i vetëm terciar i ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës, ka për obligim punësimin e kuadrit më të përgatitur për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Specialistët e Psikologjisë Klinikë, të shkolluar sipas legjislacionit në fuqi, janë të deprivuar nga aplikimi i dinjitetshëm dhe meritor në konkursin e shpallur, duke qenë se shkollimi dhe licensa e tyre e specialistit, zhvlerësohet në sajë të konkursit të parashtruar. Specialistët ë Psikologjisë Klinike kanë paraqitur shqetësimet e veta pranë institucioneve kompetente dhe ende janë në pritje të ndërmarrjes së veprimeve konkrete meritore për eliminimin e kësaj parregullsie.

Qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë të marrin shërbimet shëndetësore nga profesionistët e fushës përkatëse, të profilizuar dhe licensuar sipas kritereve që sigurojnë shërbimin më të përshtatshm dhe kualitativ në vend. Legjislacioni në fuqi obligon të gjithë akterët relevant në fushën e shëndetësisë të respektojnë kërkesat eksplicite për ofrim të shërbimeve shëndetësore kualitative, në saje të përgatitjes profesionale dhe kualifikimeve të spikatura në fushat përkatëse. Me reagimet adekuate të akterëve në fjalë, dhe mobilizim të publikut, Kosova ka mundësi të përparoj shërbimet shëndetësore në shëndetit publik, në veçanti duke ofruar mundësi dinjitoze dhe meritore të angazhimit për profilet përkatëse në fushën e shëndetit mendor të profesionistëve të profilizuar për këtë gjë.

Te bashkelidhur mund te gjeni edhe shkresat e adresuara tek akteret relevant, perfshire SHSKUK (Drejtorin dhe Bordin e Drejtoreve), Komisionin e Pavarur per Shqyrtim te Ankesave, dhe Inspektoratin e Punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat