Zeka: Me pas kanë Rugova gjallë, Mustafën as në zyre nuk e kishin lanë mu sill

Kosova

Zeka: Me pas kanë Rugova gjallë, Mustafën as në zyre nuk e kishin lanë mu sill

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 21:32
Milaim Zeka

Kandidati për deputet, Milaim Zeka, ka thënë se me vdekjen e Ibrahim Rugovës nuk ka më LDK.

Ai ka thënë se Isa Mustafa edhe pse e ka akuzuar PDK’në, përsëri ka bërë koalicion me këtë parti.

“Krejt fushatën Isa Mustafa e ka ba tu thane na ka vra SHIK’u, nuk mundesh me ba koalicion kur ki kundershtime në program”, ka thënë ai në Debat Plus.

“Prej që u vdekë Rugova nuk ka ma LDK. Me pas kanë Rugova gjallë, Isa Mustafën as në zyre nuk e kishin lanë mu sill”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat