Kurti premton Ligjin për Sigurim të Jetës për policët dhe zjarrfikësit

Kosova

Kurti premton Ligjin për Sigurim të Jetës për policët dhe zjarrfikësit

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 22:53
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndër të tjera ka folur edhe për policët e vendit tonë. Ai ka premtuar se do miratojë Ligjin për Sigurim të Jetës për policët, zjarrfikësit dhe të gjithë punëtorët të cilëve u rrezikohet jeta në punë.

“Do ta sjellim Ligjin për Sigurim të Jetës”, ka thënë Kurti.

“Jo vetëm për policë, por edhe për zjarrfikësa dhe të gjitha ato kategori të cilëve u rrezikohet jeta në punë. Ata nuk do të kenë frikë që të ndalin një xhip të ministrave. Por përkundrazi ata do inkurajohen që të bëjnë diçka të tillë”

Tutje ai ka thënë se të rinjtë e sidomos vajzat e reja kanë arsye që të votojnë Lëvizjen.

“Vajzat do të jenë të inkurajuar të studiojnë. Do u ndajmë 1000 bursa vajzave studente, sidomos atyre që studiojnë shkenca natyrore apo teknike”. Tutje ai ka thënë gjithashtu se asnjë i ri i diplomuar të mbesë pa punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat