Veseli: Sa më e fortë është PDK-ja, aq më e fortë është Kosova

Kosova

Veseli: Sa më e fortë është PDK-ja, aq më e fortë është Kosova

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 23:18
Kadri Veseli

Kandiati i PDK-së, për kryeministër, Kadri Veseli, në tubimin që ka mbajtur në Vushtrri ka thënë se ky tubim dëshmon se vushtrriasit janë të vendosur për fitoren e PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se ata që i ndajnë dhe përçajnë qytetarët brenda, nuk mund ta mbrojnë Kosovën jashtë.

Sipas tij sa më e fortë është Partia Demokratike Kosovës, aq më e fortë është Kosova.

Postimi i plotë:

Krejt Vushtrria është çuar në këmbë për ta përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës. Ky tubim masiv dëshmon se vushtrriasit kanë vendosur për fitoren tonë, për fitoren e Kosovës.

Të qëndrojmë të bashkuar dhe entuziastë, sepse Kosova ka nevojë për ne. Ata që i ndajnë dhe përçajnë qytetarët brenda, nuk mund ta mbrojnë Kosovën jashtë.

Sa më e fortë është Partia Demokratike Kosovës, aq më e fortë është Kosova. Sa më e fortë është Kosova, aq më e dobët është Serbia.

Pas 6 tetorit, përpara kemi shumë sfida, por ne jemi të përgatitur. Ne kemi vizion. Ne e dimë rrugën. Ajo është rruga perëndimore.

Më 6 tetor, të gjithë bashkë për Kosovën tonë.

Ne kemi një qëllim: ta ndërtojmë bashkë të ardhmen për qytetarët, për shtetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat