Haradinaj: Vetëm koalicioni ynë mund ta avansojë sigurinë në shtetin tonë

Kosova

Haradinaj: Vetëm koalicioni ynë mund ta avansojë sigurinë në shtetin tonë

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 00:10
Ramush Haradinaj

I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se një prej arsyeve më të forta që një qytetar i Republikës së Kosovës ta votojë koalicionin e tij, është siguria.

Haradinaj ka thënë se s’ka asnjë parti tjetër afinitet më të mirë që të punojë në avansimin e sigurisë.

“E para që është kryesorja, është siguria. Jemi gati me avancu sigurinë e vendit tonë. Nuk mendoj që dikush ka afinitet më të mirë se ne që të arrijmë siguri më të lartë”, ka thënë Haradinaj në Pressing.

Haradinaj ka theksuar po ashtu se vetëm me koalicionin e tij krijohet një hapësirë ku fëmijët e qytetarëve të Kosovës mund të rriten të sigurtë.

“Nëse mendon a kanë me t’u rritë fëmijët në një vend të sigurt, atëherë ne jemi ata që mund ta bëjmë të mundur këtë hapësirë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se njerëzite koalicionit të tij janë njerëz që punojnë pa teoritizuar shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat