Me fitoren e LDK-së do të fitojë populli i Kosovës

Kosova

Me fitoren e LDK-së do të fitojë populli i Kosovës

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 4 tetor 2019 Në ora: 00:46
Në fshatin Bresanë të Opojës u përmbyll fushata zgjedhore e LDK-së

Dega e LDK-së e përmbylli sot fushatën parazgjedhore më një tubim madhështor në fshatin më të madh në Opojë, Bresanë. Shtëpia e Kulturës ishte e mbushur si asnjëherë më parë nga anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së, të cilët kanë vendosur për ndryshime, kanë vendosur që kryeministre e ardhshëm e Kosovës të jetë Vjosa Osmani.

Tubimi filloi me himnin kombëtar dhe me himnin e dr. Ibrahim Rugovës “Kur ka ra kushtimi në Kosovë”, me pas fjalën e mori kryetari i aktivit të fshatit Bresanë Fejzi Selmaini i cili fillimisht i falënderoj të gjithë kontribuuesit e LDK-e me emër e mbiemër, po ashtu nga të pranishmit kërkoj një minutë heshtje për të nderuar veteranin dhe aktivistin më të madh të kësaj parti Nexhati Shaipin i cili ditë më parë kishte ndërruar jetë, pa e realizua dëshirën e fund për ta qitur votën për kryeministrin në ardhje znj. Vjosa Osmani, të cilën aq shumë e vlerësojë dhe respektoi.

Me pas fjalën e mori kryetari i degës dhe kandidati për deputet Selim Kryeziu, i cili mes tjerash tha: “ Po përpiqemi ta rikthejmë kohën e presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës, duke votuar LDK-në dhe zonjën e madhe Vjosa Osmani, që ta ndalojmë të keqen që e ka kapluar Kosovën.

Image

Abdullah Hoti tha se LDK-ja është rritur në një armatë, që do ta çrrënjos të keqën e Kosovës”.

Moderatori Durak Salihu, deputetin Dritan Selamanj e prezantoj si fituesin e të gjitha debateve me përfaqësuesit e partive të tjera, ndërsa Dritan Selmanaj, pati një fjalim emocional, duke theksuar edhe këtë:”Me fitoren e LDK-së me 6 Tetor do ta shkruajmë historinë e re të Kosovës, ngase nëse dikur këtu e kemi luftuar pushtuesin e egër, tani për fat të keq duhet me i shpall luftë sundueseve dhe hajnave” , për këtë kanë mbetur edhe disa orë deri të fitorja e madhe e LDK-së, e cila fitore do të jetë fitore e popullit të Kosovës”.

Image

Fushata u mbyll me thirrjen për ta votuar LDK-në, për ta votuar Vjosa Osmanin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat