Kështu u festua Dita e Gështenjës në Belle të Deçanit

Kosova

Kështu u festua Dita e Gështenjës në Belle të Deçanit

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 16:16
Dita e Gështenjës në Belle të Deçanit

Një manifestim kulturor e me motive tradicionale është mbajtur sot në Deçan, duke shënuar kështu “Ditën e Gështenjës”. Aty u ekspozuan piktura e u mbajt edhe orë letrare me qëllim të promovimit të vlerave tradicionale dhe gështenjës. Ngjarja u organizua nga “Iniciativa për Zhvillim” dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Deçanit.

Të rrethuar nga peisazhi i gjelbër i fshatit Belle, artistë të ndryshëm shqiptarë shpalosën veprat e tyre artistike, dhe u lexuan poezi kushtuarës gështenjës.

Ky aktivitet u mbajt në fillim të muajit tetor meqë ky muaj është koha kur në Deçan bëhet vjelja e gështenjave.

Image

Kjo trevë njihet për hapësira me gështenja, të cilat në shumë raste edhe sigurojnë jetesën e banorëve të fshatit Belle dhe fshatrave të tjetra përreth.

Këtë e thotë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, për të cilin gështenjat kanë rëndësi të veçantë, meqë sipas tij, ato kanë mundësuar shkollimin dhe veshmbathjen e tij dikur.

Ramosaj: Gështenja ka rëndësi historike për ne

“Në një periudhë kohore kur unë kam qenë student, gjendja ekonomike në këtë vend, dhe gjithë ne studentët e asaj kohe edhe baballarët tanë përpara dhe gjeneratat më të vjetra se unë, mbijetesën e kanë bërë me gështenja, përveç me gjëra të tjera bujqësi e blegtori, por gështenja ka qenë një produkt i dhuruar prej Zotit që neve na ka mundësi me u shkollu, na ka mundësu me i ble teshat, këpucët, me pagu semestrin, me pagu banesat që me i kry studimet. Edhe gjyshet tona edhe stërgjyshërit tanë e kanë pasur një produkt të sigurte gjatë ecjes së tyre në këtë jetë dhe ka qenë një produkt që e ka mbajtë ekonominë familjare në këtë vend. Për atë është një tendencë e drejtë që ne me respektua këtë ditë, këtë produkt që e kemi dhuratë prej Zotit dhe po ashtu me bashku edhe disa evenimente të tjera që me bë më komplekse, në këtë rast sot jemi mundur me i paraqitë piktorët e Deçanit dhe krejt Kosovës, me i ftu poetët e krejt Kosovës dhe Deçanit, dhe në këto banerat jemi munduar me provmovu komunën e Deçanit me potencialin e produktet që  i ka”, tha ai.

Image

E Ajne Iberhysaj nga “Iniciativa për zhvillim” tregon që synojnë ta bëjnë tradicional ketë manifestim, që për herë të parë po mbahet në fshatin Belle.

Iberhysaj: Synimi ynë është të promovojmë vlerat tradicionale

"Të promovohen vlerat tradicionale, turizmi lokal dhe gjithashtu vlerat natyrore të fshatit Belle. Të merr ky fshat pikërisht emërtimet përveç asaj që ka historike e kulturore, të merr edhe atë poetike”, tha ajo.

Duke prezantuar veprat e tyre, pjesë e manifestimit ishin artistë nga Deçani, vende të tjera te Kosovës, e madje edhe nga ata që jetojnë në diasporë.

Komuna e Deçanit njihet për sipërfaqe të madhe, cilësi dhe historik të gështenjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat