Hoxhaj fton qytetarët: Përcaktoni të ardhmen e Kosovës për katër vitet e ardhshme

Kosova

Hoxhaj fton qytetarët: Përcaktoni të ardhmen e Kosovës për katër vitet e ardhshme

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:34
Enver Hoxhaj bashkë me bashkëshorten e tij

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka votuar sot, bashkë me bashkëshorten e tij.

Nëpërmjet një postimi në facebook, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhajt, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë sa më shumë, në mënyrë që të kemi një qeverisje të mirë dhe transparente dhe që punon për thellimin e partneritetit ndërkombëtar.

“Me votën tuaj përcaktoni të ardhmen e Kosovës për 4 vjetët e ardhshme. Secila votë ka rëndësi”, ka shkruar Hoxhaj.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në facebook:

Remzia dhe unë votuam për të mirën e vendit, për të ardhmen që duam të ndërtojmë. Ju ftoj të dilni të votoni sa më shumë, që të kemi një qeverisje të mirë dhe transparente, që punon për thellimin e partneritetit ndërkombëtarë. Me votën tuaj përcaktoni të ardhmen e Kosovës për 4 vjetët e ardhshme. Secila votë ka rëndësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat