NISMA e vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor, ka disa verejtje në komunën e Skenderajt

Kosova

NISMA e vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor, ka disa verejtje në komunën e Skenderajt

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:37
Bilall Sherifi

NISMA socialdemokrate ka mbajtur sot një konferencë për media, ku sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi ka folur për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.

Sekretari Sherifi ka thënë se NISMA bashkë me partnerët e koalicionit, AKR dhe PD, është duke kontribuar në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor me mbi 7 mijë vëzhgues dhe komisionerë.

Gjithashtu, sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi ka përmendur edhe disa parregullsi të këtij procesi të evidentuara nga komisionerët tanë, parregullsi këto që janë deponuar si raste edhe në KKZ.

Për aq sa vëzhguesit dhe komisionerët tanë e kanë përcjellë gjendjen del se zgjedhjet janë mirë të organizuar me përjashtim të disa parregullsive siç janë ndikimi tek votuesit nga persona të paautorizuar, fotografimi i votës dhe tejkalimi i kompetencave të personave të autorizuar, por ajo që inkurajon është që organet e rendit janë duke kryer detyrën e tyre më përgjegjësi, ka thënë sekretari Sherifi në këtë konferencë për media.

Po ashtu, sekretari Sherifi tha se në disa fshatra në Skenderaj kemi disa raste që duhet theksuar, ku sipas raportimeve nga shtabet tona atje, del se votuesit janë duke u ndikuar nga një numër i madh i personave të paautorizuar, të cilët janë edhe duke ushtruar presion për të votuar PDK-në, por këto ankesa janë deponuar në organet kompetente dhe presim që këto organe gjegjëse të marrin masa të nevojshme.

Në fund të kësaj konference, sekretari Sherifi u ka bërë thirrje organeve të rendit të sigurojnë mbarëvajtje dhe proces të rregullt, dhe të intervenojnë kudo që ka parregullsi dhe shqetësime që e dëmtojnë ketë proces zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat