Kontingjenti i FSK-së gati për “Cambrian Patrol 19”

Kosova

Kontingjenti i FSK-së gati për “Cambrian Patrol 19”

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:29
Ilustrim

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) ka udhëtuar për në Britani të Madhe, ku do të marrë pjesë në garën ushtarake ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”, e cila mbahet nga data 6 deri 21 tetor.

FSK në këtë ushtrim do të marrë pjesë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Britaninë e Madhe. 

“Cambrian Patrol 19” është aktiviteti më prestigjioz ushtarak, që realizohet nga Brigada 160 e këmbësorisë, dhe është ushtrim kryesor patrullues për ushtrinë e Britanisë, i cili është i hapur për të gjitha shërbimet ushtarake të Britanisë dhe shërbimet tjera ushtarake ndërkombëtare. 

Këtë vit, kontingjenti i FSK-së që nga muaji shkurt ka bërë përgatitje intensive si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri në disiplina të ndryshme, duke filluar nga faza përgatitore për këtë ushtrim, e cila ka zgjatur rreth tetë muaj, ku janë përfshirë tre muaj parapërgatitje dhe pesë muaj trajnim intensiv.  

Pjesëtarët e FSK-së po marrin pjesë në këtë garë për herë të tretë dhe se FSK-ja për herë të parë mori pjesë në këtë garë në vitin 2016, dhe në mesin e shumë shteteve pjesëmarrëse kontingjenti i saj pati marrë Medaljen e artë, ndërsa në garën e vitit 2018 kontingjenti i FSK-së ishte shpërblyer me Medaljen e bronztë. 

Ushtrimi "Cambrian Patrol” ka filluar që nga viti 1959, dhe  në mbarë botën njihet si një nga patrullat më të vështira, ku një numër i vogël skuadrash arrijnë të dekorohen me medalje, ndërsa shkalla e dështimit është mjaft e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat