Në Fakultetin e Filologjisë mbesin gjurmët e votimeve, shihen edhe rezultatet

Kosova

Në Fakultetin e Filologjisë mbesin gjurmët e votimeve, shihen edhe rezultatet

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Kosova këtë të diel mbajti zgjedhjet parlamentare. E një ditë pas, gjithçka iu ka kthyer normalitetit.

Përderisa në shkollën ‘Faik Konica’ ka filluar mësimi dhe nuk duket ndonjë gjurmë që tregon se një ditë më parë aty u zhvilluan votime, në Fakultetin e Filologjisë,  ishte e kundërta.

Përveç kutive që kanë shërbyer për bartjen e votave dhe mbeturinave, aty u panë edhe rezultatet të cilat ishin të vendosura në dyert e sallave.

E kjo si duket nuk i pengoi stafit akademik, e as studentëve të cilët këtë të hënë ishin në këtë objekt.

Zgjedhjet që u mbajtën dje nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje, përderisa befasoi koalicioni Nisma-AKR-PD, i cili nuk kaloi pragun zgjedhor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat