Çanak: Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë të rëndësishme për të gjithë rajonin

Kosova

Çanak: Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë të rëndësishme për të gjithë rajonin

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 14:23
Nenad Çanak

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV) Nenad Çanak uroi sot qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Ai tha se pret që rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Kosovë "të kenë një ndikim pozitiv në zhvillimet politike në të gjithë rajonin, dhe se qeveria e re në Kosovë do t'i japë një impuls cilësor negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës".

"Shpresojmë që Qeveria e re në Kosovë të formohet shpejt dhe se dialogu me Serbinë do të rinovohet pa vonesë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse që përfundimisht do të qetësojë Ballkanin Perëndimor dhe do ta kthejë atë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik", tha Çanak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat