Ngrihen 61 aktakuza kundër 77 personave për vepra të ndryshme penale

Kosova

Ngrihen 61 aktakuza kundër 77 personave për vepra të ndryshme penale

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 11:16
Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 61 aktakuza kundër 77 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë persona të dyshuar.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 17 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, Prokuroria Themelore e Pejës ka  ndaluar tre persona për vepra të ndryshme  penale.  Gjithashtu kjo prokurori, gjatë ditës se premte  ka ngritur 10 aktakuza ndaj 11 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 6 aktakuza, kundër shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi për veprën penale “grabitje”. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur dy aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy  persona për shkak të veprës penale “ushtrimi i ndikimit“. 

Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat