Paçarizi: LDK ka pasur kërkesa jo të ndershme për heqje të taksës

Kosova

Paçarizi: LDK ka pasur kërkesa jo të ndershme për heqje të taksës

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 23:37
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, në emisionin “Analiza Zgjedhore” e ka vlerësuar qëndrimin e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit, në lidhje me çështjen e taksës dhe për gatishmërinë rreth bashkëpunimit.

“Kurti në intervistën e mbrëmshme në Klan i dha shenjat e para që qeveria e tij nuk do të jetë arrogante por bashkëpunuese. Mendoj që ai ka bërë disa hapa përpara LDK-së, sepse LDK-ja në lidhje me taksën ka pasur disa kërkesa të cilat mendoj se nuk kanë qenë as të ndershme, p.sh. që të hiqet taksa në këmbim të të pagjeturve, etj etj, ndërsa Kurti ka qenë i qartë që taksa do të hiqet dhe do të vihet reciprociteti”.

“Në këtë kuptim e shoh Kurtin të avancuar, qoftë për shkak të gatishmërisë për të bashkëpunuar dhe qoftë për ta hequr taksën”.

“Kurti do të jetë ai që do ta udhëheqë dialogun. Sot u tha se ai që do të merr më shumë vota është personi që do ta udhëheqë dialogun”.

“Albin Kurti e tha që qeveria e re e Kosovës do të përpiqet që ta minimizojnë rolin e presidentit në dialog, mirëpo mendoj se kjo nuk do të varet nga Kosova, por nga ndërkombëtarët. Hahn ka thënë se do të zgjidhet përmes një konference si ajo e Papës, ku të gjithë hyjnë brenda konferencës dhe nuk dalin pa arritur një zgjidhje”.

“Nëse ne nuk do të sillemi në formatin që përcaktohet nga BE… pra nuk e them që të pajtohemi me gjithçka që servohet në tavolinë, por duhet të jemi maksimalisht bashkëpunues sepse kemi humbur më shume se një vit për shkak se s’kemi qenë shumë bashkëpunues me bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat