Në Shqiponjë fillon ndërtimi i kompleksit memorial

Kosova

Në Shqiponjë fillon ndërtimi i kompleksit memorial

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në fshatin Shqiponjë është vë gurthemeli për fillimin e punimeve në kompleksin memorial për dëshmorët e kombit të brigadës 132 “Myrt Zeneli” të UÇK-së.

Lahi Brahimaj, për mes një statuti në Facebook, ka falënderuar kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj dhe drejtorin e Agjencisë për Memoriale, Bislim Zogaj.

Postimi i Brahimajt:

Në fshatin Shqiponjë sot filluan punimet në kompleksin memorial dëshmorët e kombit të brigadës 132 Myrt Zeneli. Me kryetarin e Gjakovës dhe bashkëluftëtarët Avdyl Mushkolen, Bislim Zogaj, Sadri Hoxhën , Selim Ademi e Hysen Brahimaj si dhe në prani të familjeve të dëshmorëve e bashëkluftëtarve sot vumë gurthemelin e punimeve të memorialit amfiteatri, njëherit do të bëhet edhe renovimi i kullës nga brenda. Faleminderit shumë kryeminstrit Haradinaj dhe drejtorit te Agjensisë për memoriale Bislim Zogaj të cilët aprovuan kërkesen time me projekt për këtë memorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat