Tahiri shprehet i lumtur për ndihmën që i është dhënë një qytetari të prekur nga kanceri

Kosova

Tahiri shprehet i lumtur për ndihmën që i është dhënë një qytetari të prekur nga kanceri

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 20:39
Labinot Tahiri

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri është shprehuri gëzuar që ka arritur me ndihmën e qytetarëve t’i mbledhin fondet e nevojshme për trajtimin mjekësor të një qytetari, i cili vuan nga kanceri në mushkëri.

Ai është shprehur i gëzuar që edhe ky rast përfundoi, dhe këtë gëzim e ka publikuar në Facebook.

Tahiri tha se ndjehet i gëzuar që ky rast mori përkrahje sikurse edhe qindra raste të tjera!

“Jam i gëzuar që edhe ky rast morri përkrahje sikurse me qindra raste të tjera!”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i Tahirit në Facebook:

Përfundoj edhe ky rast!

Jam i gëzuar që edhe ky rast morri përkrahje sikurse me qindra raste të tjera!

Zoti na ndihmoftë, që të pakten familjeve me raste të semundjeve të ju gjindemi në kohën e duhur.  Ju falenderoj të gjithëve pa dallime për kontributin e dhënë , duke u munduar që ta shpëtojmë kêtë baba që ka 3 fëmijë të vegjel!

Afrimi, vuan nga tumori në mushkëri!

Tani ia grumbulluam me qytetarêt dhe Benin Frizerin ,, vlerën e kërkuar 5000 euro!

Afrim të urojmë shëndet e dhashtë Zoti të keni sukses në ditet e ardhshme.

Ne jemi gjithnjë të gatshëm.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat