Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Vazhdon rinumërimi i 314 vendvotimeve. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve)

Përfaqësuesja e Kosovës mban konferencë për medie para ndeshjes me Malin e Zi. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, 17:30)

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Euro 2020. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00) 

Përfaqësuesja e Malit të Zi mban konferencë për medie, para ndeshjes me Kosovën. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, 19:30)

Përfaqësuesja e Malit të Zi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Euro 2020. 15 minutat e para janë të hapura për medie. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, 20:00)

Intervistë me kryetarin e Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat