Dita e Lurës nis rrugëtimin në histori, festa e zemrave që i bashkon dhe fisnikëron Lura

Kosova

Dita e Lurës nis rrugëtimin në histori, festa e zemrave që i bashkon dhe fisnikëron Lura

Gëzim Loka Nga Gëzim Loka Më 13 tetor 2019 Në ora: 23:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sa herë rrugëtoj drejt Lurës më duket sikur rrugëtoj për herë të parë dhe vala e emocioneve më përshkon, si atherë kur isha konviktor dhe kthehesha me pushime në vendlindje.

Këtë radhë na pret një ditë e veçantë, të cilën bashkërisht e përzgjodhëm për të qenë Dita e Lurës, të dielën e fundit të çdo shtatori, që këtë vit përkoi me datën 29 shtator.

U nisëm të shtunën në mëngjes herët, me datë 28, me një mot që premtonte ditë me diell, duke lënë pas shirat dhe rënien e temperaturave të para disa ditëve.

Një ditë më parë, të premten, kishte arritur në Lurë Skënder Farka me bashkëshorten, miqtë e mirë dhe fisnikë të Lurës, që kanë krijuar lidhje të forta me këtë qendër në zhvillim historike e turistike. Ata qenë sistemuar në hotel “Lura” të hasan Hotit, ku më thanë se po ndiheshin mirë dhe të sajdisur nga bujaria e fisnikëria luriane.

Skënder Farka, veprimtar i shquar i Shoqatës së Mirënjohur “Tirana”, ka kohë që mban lidhje të forta me Lurën, ndihmon lurianë në nevojë, viziton familjet e varfëra dhe iu gjendet atyre për t’i ndihmuar sado pak që të përballojnë vështirësitë ekonomike të këtij tranzicioni.

Po udhëtojmë me_Shpëtim Bucin, një djalë lurian me shpirt humori dhe fisnikërie, djalit i shokut tim të shkollës Faik Bucit, furgoni i të cilit çanë me shpejtësi nëpër peziazhin e thyer të një rrugë piktoreske, por që, siç e kemi përsëritur disa herë, i ngjan një “rrugë ferri” për nga shkalla e vështirësive për t’i shkuar deri në fund, nën troshitjet e vazhdueshme të gurëve dhe gropave, që të shoqërojnë gjithë kohën, sapo kalon Rrëshenin e gjersa mbërrin në Lurë. Në Rrësben dhe Kurbnesh pima nga një kafe dhe përsëri Lura ishte në fokusin e bisedave tona.

Milot na u bashkua Imer Keta nga Bulqiza, i cili vinte nga Lezha ku jeton dhe banon, për të qenë në Ditën Luriane. Me ne ishte dhe Fatos Deda, rreth të pesëdhjetave, ardhur enkas nga Italia, për të marrë pjesë në këtë ditë të bekuar.

e tretë e pimë në Lurë, në lokalin e Rruzhdi_A. Hotit, ku lurianët e mbledhur aty, me nga një gotë raki përpara, na pritën me gëzim e dashuri. Në këtë local biseduam hollësisht me lurianët e mbledhur aty si Sabri Kaci, Xhafer Hoti, Selman Bruçi, Sali Doçi, Ilir Buci, Rruzhdi Hoti, Zaim Tollja, Hysni Batalli, K. Kaci, Izet Hoti, Abaz Sh. Kaci, Sulejman Bruçi, Imer Mena etj.

Me mua, kanë mbërritën me të njëjtën linjë të furgonave Tiranë Lurë këngëtari Zaim Tollja, i lidhur me rrënjët dhe degët e tij të vendlindjes, drejt së cilës, brenda një distance kohe prej dy muajsh, ka udhëtuar disa herë.

Janë dhe miq e mikesha të tjera, që e bëjnë më të përzemërt dhe më atraktive Ditën e Lurës.

Të gjithë së bashku, vajtëm në lokalin tjetër, atë të Faik Bucit e më tej në lokalet e Dali Gjoçit dhe Hasan Hotit, në hotelin e të cilit dhe bujtëm.

natë, në mbrëmje mbërriti në Lurë miku im Kadri Haldeda, biznemsn lurian, me passion fisnikërie e bujarie, që nuk dinte se çfarë të bënte më parë për të na sajdisur, duke investuar kohë dhe para, për argëtimin dhe përmbushjen e misionit tonë. Ai erdhi i shoqëruarme Ylber Haldea, Edison Doçi dhe Mehmet Markola.

E diela u gdhi me një mot të ngrohtë dhe ajri i bymyer i fillim vjeshtës vinte që nga Maja e Dejës parfumosur me aromë lulesh të gjithëfarëshme.

Veprimtaria e ditës së Lurës realisht kishte nisur që të shtunën, në atë rendje të lurianëve për të marrë miq e të ftuar në shtëpitë e tyre, në atë zhurmënajë jo të zakonshme që paralajmëronte ritet e një dite feste.

Të dielën në orën 10 paradite, në vendin e quajtur_qendra e Lurës, ngjitur me komunën, nisi veprimtarinë a gjërë Dita e Lurës.

Dali Gjoçi, kryetari i Shoqatës “Lura jonë” foli me fjalë të thjeshta zemre, duke thënë se të gjithë duhet t’ia japim zemrën në dorë Lurës sonë, të ndritim pragjet e kullave tona dhe të nderojmë gurët e varrëve të të parëve tanë.

Unë mbajta fjalën e hapjes, ku pasi fola disa fjala për rëndësinë e kësaj dite dhe syninimin për ta bërë këtë ditë një ditë të rrugëtimit mbarëlurianë, ia dhshë fjalën Skënder Farkës, mikut të nderuar lurian, që tashmë është bërë një figurë mjaft e njohur dhe popullore në të gjithë fshatrat e Lurës. Profesor Skënderi thjeshtë dhe me fjalë zemre.tha se Tirana ishte barkushja e parë e zemrës së tij, barkushja tjetër ishte Lura, të cilën tashmë e konsideronte si të ishte vendlindja e tij.

Në fjalën e tij, Imer Keta tha se ndihej thellësisht i prekur që ishte në Lurë, në vendin e historisë dhe përditshmërisë së njerëzve fisnikë e bujarë.

Më tej foli Dhimitra Kaçorri, kryetarja e Shoqatës për Tiranën, e cila e vuri theksin tek rëndësia e kësaj dite si ditë “rinjohje” e lurianëve me njër-itjetrin, ditë e ringjallhes së karareve të dheut lurian dhe traditave e zakoneve më të mira si mikpritja, besa e fjalëmbajtja lluriane.

Skënder Doçi në fjalën e tij të zemrës tha se lurianët kanë qenë gjithmonë bashkë, edhe në kohë lufte, edhe në kohë paqe dhe gjithmonë do të nxisin dhe inkurajojnë bashkimin dhe begatimin në tokën e të parëve tanë.

Diskutuan Ramadan Kalia, Hazis Murati, Naile Nezha, ku trajtuan me detaje aspekte të historisë luriane.

Në fjalën e tij Kadri Haldeda, që është jo vetëm i veprimit por dhe i fjalës, tha se do të jemë i pranishëm në çdo fëstë të Lurë, se jam bir i saj. Gjatë dy ditëve ai i ka respektuar të gjithë të pranishmit me qerasje në lokalet e Lurës, duke treguar shpirti n e tij human.

Në emër të njësisë bashkiake Lurë përshëndeti Maliq Hoti. Folën dhe kryetari i Veteranëve Lurë Nikoll Vladi. Diskutuan ramdan Vladi, Gani Bruçi, Nebi hoti, Xhafer Hoti, Zef Vladi, Fadil Çupi, Selman Bruçi, likë Skana, Xhelal Buci, Feim Mena, Ramazan Tollja, Ibrahim Buci, Izet Hoti, Qerim Tollja, Hakik Gjokola, Asllan Dodëgjini, Rustem Bruçi, Adem Skana, Hamdi Buci.

Përshëndetën nga Lezha Zef Doçi , nga Durrësi Gjon Kaçori, nga Tirana Ali Kalia, Enver Lila dhe Haxhi S. Hoti, që gjithmonë ka qenë i pranishëm në sebepet e Lurës sonë, por që këtë radhë ndihej i brengosur që nuk ndoehej aty.

Përshëndetën nga diaspora, nga Greqia Ana Buci Billa, iu dha një kafe të gjithë pjesëmarrësve në lokalin e Hasan Hotit. Afërdita Vladi nga Greqia na përshëndeti me një poezi të bukur për Lurën.

Amerika na mori me video Veip Haldeda, na përshëndeti Nezir Haldeda, nga Kanadaja u lidh i përmalluar Naim Haldeda, që na foli me zemër në dorë.

Pati përshëndetje dhe nga Italia, Franca, Gjermania etj.

U recitua poezia “Mirë se vini o lurianë” nga këngëtari Zaim tollja, i cili këndoi dhe një këngë aty për aty, pa vegla muzikore, duke bërë qëtë emocionheshin të pranishmit.

Gjithashtu nga ana e organizatorëve u shpërndanë çertefikata nderi dhe mirënjohje për “Ditën e Lurës”.

Mirë ardhshi lurianë, në shtatorin tjetër, duarplot e shpirtgëzuar, me suksese në të gjtha aspektet e jetës, për të mirën e familjeve tuaja dhe të mbarë Lurës sonë…

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat