Limaj në 15 vjetorin e vdekjes së maturantëve: Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë

Kosova

Limaj në 15 vjetorin e vdekjes së maturantëve: Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:33
Fatmir Limaj

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 15 maturantët e Komunës së Malishevës që humbën jetën në mënyrë tragjike pas kthimit nga ekskursioni në Shqipëri.

“Në 15-vjetorin e vdekjes tragjike, kujtojmë 15 maturantët e Komunës së Malishevës, të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri. Në këtë 15 vjetor rikthejmë në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë”- tha Limaj.

Ai theksoi se vdekja e maturantëve ishte humbje e madhe për të gjithë shqiptarët.

“Vdekja e Beratit, Esatit, Elgadafit, Mifailit, Rifatit, Xhevdetit, Visarit, Agronit, Ajetit, Esatit, Labinotit, Lulzimit, Megezonit, Rruhiut dhe Xhevdetit ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre, por për të gjithë shqiptarët “

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat