Rruga e dëmtuar, ankohen banorët se po u shkakton dëme në vetura

Kosova

Rruga e dëmtuar, ankohen banorët se po u shkakton dëme në vetura

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 17:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e një pjese të dëmtuar të asfaltit në një rrugë në Fushë-Kosovë, shumë shoferë po pësojnë dëme në veturat e tyre.

Një puset e hapur, por që dikush brenda saj ka hedhur gurë, po e bënë të vështirë kalimin e veturave në këtë anë.

Sipas banorëve të zonës, ka afro tri vite që gjendja është e njëjtë në këtë rrugë dhe që nuk është ndërmarrë asgjë.

Image

Në fotografitë shihet qartë gjendja aspak e mirë e kësaj rruge ku sigurisht dëmet i vuajnë kalimtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat