Prezantohet strategjia e Agjencisë Kosovare për Standardizim

Kosova

Prezantohet strategjia e Agjencisë Kosovare për Standardizim

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 11:47
Agjencia Kosovare për Standardizim

Në kuadër të Ditës Botërore të Standardeve, Bekim Jupa, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë tha se kërkesat për standarde për çdo vit janë në rritje dhe sipas tij, standardizimi kosovar është në rrugë të mbarë.

Jupa tha se pavarësisht nga ndryshimet  qeverisëse, standardizimi duhet të mbështetet.

Ndërsa, George Papagiannis udhëheqës i Ekipit për Seksionin e Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit nga Zyra e BE-së në Kosovë tha se Komisioni Evropian (KE)e mbështet zbatimin vullnetar të standardeve, i cili ka për qëllim rregullimin e tregut, krijimin e vendeve të reja të punës dhe inovacionit.

Hafiz Gara drejtor i përgjithshëm në Agjencinë Kosovare për Standardizim ka prezantuar Strategjinë e AKS “2020 një vizion i ri në Standardizim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat