Çfarë temperaturash priten në Kosovë të premten dhe të shtunën?

Kosova

Çfarë temperaturash priten në Kosovë të premten dhe të shtunën?

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Rajoni ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit, dhe rrymave të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që edhe ditëve në vijim do të kushtëzojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë thekson se “sipas parashikimeve të fundit, mot i ngjashëm pritet të mbretërojë edhe përgjatë javës së ardhshme.

Parashikimi për datat 18-19 tetor:

18.10.2019 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-5m/s. Indeksi UV: 4.

19.10.2019 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Erë e lehtë nga jugperëndimi 2-5m/s. Indeksi UV: 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat