“Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” kërkojnë anulimin e vendimit për Kalanë e Vushtrrisë

Kosova

“Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” kërkojnë anulimin e vendimit për Kalanë e Vushtrrisë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Grupi “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” po kërkon anulimin e vendimit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të monumentit të trashëgimisë kulturore- Kalasë së Vjetër të Vushtrrisë.

Këtë vendim të IMMK-së, ky grup e quan skandaloz dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, derisa i kanë bërë ftesë Prokurorisë së Shtetit që të nis hetimet në lidhje me marrjen e këtij vendimi.

IMMK gjatë ditës së djeshme ka bërë publik vendimin për të dhënë në shfrytëzim të përkohshëm monumentin e trashëgimisë kulturore - Kalanë e Vjetër (Kalanë e Vushtrrisë) - për biznesmenin Mentor Salihu.

“Përfundimisht “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë”, kërkojnë anulim të menjëhershëm të vendimit skandaloz të drejtorit të IMMK-së, dhe kërkojmë që Kalaja përfundimisht të njihet si hapësirë publike për qytetarët e Vushtrrisë. Në lidhje më këtë vendim skandaloz, dhe kërkesat tona, do të njoftohet edhe Prokuroria e Shtetit e cila edhe në vitin 2017 kishte nisur hetim për procesin e dhënies në shfrytëzim të përkohshëm të Kalasë së Vushtrrisë. Ne nuk do të ndalemi derisa vendimi të anulohet përfundimisht”, thuhet në një reagim nga ky grup.

Sipas këtij grupi, ky vendim është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Vushtrrisë, të cilët edhe dy vite më parë kanë protestuar ndaj një vendimi të ngjashëm, atë të Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore me datën 07.07.2017, i cili ia dha në shfrytëzim Kalanë për pesë vite po ashtu Mentor Salihu – dajës së ish kryetarit të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Bajram Mulaku. 

“Asokohe “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” kanë dalë kundër këtij vendimi dhe kanë kërkuar që ai të anulohet për faktin se Kalaja e Vushtrrisë përveç që është monument i trashëgimisë kulturore gjendet në zone arkeologjike, si dhe është e vetmja hapësirë publike e restauruar dhe destinuar për aktivitete kulturore për rininë e qytetit. Kalaja tashmë është dëshmuar si hapësira e vetme publike për zhvillimin e aktiviteteve publike në të mirë të komunitetit, dhe dhënia në shfrytëzim për biznes të kësaj hapësire do të cenojë dhe ngushtojë hapësirën qytetare. Përveç  kësaj, procesi i dhënies në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë, sikurse herën e kaluar edhe kësaj radhe ka ndodhur pa asnjë diskutim publik me qytetarët. Dhe rrjedhimisht asnjë vendim nuk mund të konsiderohet se ka legjimitet pa e marrë atë nga vetë qytetarët e Vushtrrisë”, thuhet në reagim.

Ky grup thotë se praktika të tilla të shfrytëzimit të objekteve të trashëgimisë kulturore nga bizneset private kanë rezultuar në dëmtimin e tyre dhe për këtë nuk është dhënë asnjë përgjegjësi.

“Ne si qytetarë të Vushtrrisë, jemi të shqetësuar për këtë vendim pasi që përmes tij qytetarëve po u privohet shfrytëzimi i njërës nga hapësirat kryesore kulturore. Gjithashtu, ne jemi dëshmitarë se praktika të tilla të shfrytëzimit të objekteve të trashëgimisë kulturore nga bizneset private kanë rezultuar në dëmtimin e tyre dhe për këtë nuk është dhënë asnjë përgjegjësi. Një shembull i tillë është Ura e Vjetër e Gurit në qytetin tonë që për momentin shfrytëzohet si oborr restoranti. Gjatë këtij viti anësoret e kësaj ure janë rrezuar në mungesë të mirëmbajtjes adekuate nga pronarët”, thuhet në reagim.

Po ashtu, organizata CHëB Kosova në një reagim të saj ka vlerësuar se “Vendimi Nr. 68/2019 lëshuar nga Instituti i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, nënshkruar nga drejtori i këtij Insitucioni, Ismet Hajrullahu për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të Monumentit të trashëgimisë kulturore - Kalaja e Vushtrrisë është i pabazuar dhe i kundërligjshëm”.  “Ky vendim, i cili ka për subjekt një “Monument të trashëgimisë kulturore arkeologjike”, në mënyrë të kundërligjshme bazohet në dy pika -‘Ligji 02/L-88 Neni 6 ( paragrafi 6.14)’ dhe ‘Rregullorja 06/2017 Neni 10, Paragrafi 1.18’- të cilat i referohen trashëgimisë kulturore arkitekturale. Neni 6 ( paragrafi 6.14), Ligji 02/L-88 thotë se “Përdorimi me qëllim përfitimi ekonomik dhe kulturor i trashëgimisë arkitekturale autorizohet me leje të shkruar nga Institucioni kompetent, në rastet ku vlerat e trashëgimisë arkitekturale janë të mbrojtura”. Gjitha shtu, Rregullorja 06/2017, Neni 10, Paragrafi 1.18 specifikon se “Instituti i Kosovës për Mbrojte të Monumenteve autorizon me leje të shkruar përdorimin me qëllim përftimi ekonomik dhe kulturor të trashëgimisë arkitekturale në raste ku vlerat e trashëgimisë arkitekturale janë të mbrojtura, pas konsultimit me Qendrën Rajonale përkatëse të Trashëgimisë Kulturore”, thuhet në reagimin e kësaj organizate, e të cilën e mbshtesim edhe ne.  Tutje CHëB Kosova po ashtu ka sqaruar se ‘Kalaja e Vjetër në Vushtrri’ është monument nën mbrojte të përhershme në kategorinë ‘trashëgimi arkeologjike’ dhe jo arkitekturale siç është trajtuar nga vendimi i fundit kunderligjor. Kategorizimi zyrtar është adaptuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, propozuar nga Ministria e Kulturës. Në përshkrimin e publikuar në ëeb-faqen e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore thuhet që “Bazuar në vlerat arkeologjike, artist ike, shoqërore, shpirtërore, rariteti dhe shkencore, aseti Kalaja e vjetër është shpallur monument në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në vitin 2016”.

“Duke marrë parasysh kategorizimin e mësipërm, Rregullorja 06/2017, Neni 11, Paragrafi 1.2, specifikon se është Instituti Arkeologjik i Kosovës i cili “Jep lejet (lejimi) me shkrim për veprimtari që mund të ndikojnë në vlerat ose ndryshojnë tërësinë ose strukturën e trashëgimisë kulturore - arkeologjike nën mbrojte të përhershme ose të përkohshme”. CHëB Kosova konsideron se Instituti i Kosovës për Mbrojte të Monumenteve me vendimin e fundit ka bërë një veprim kundërligjor duke shpërfillur kompetencat e Institutit Arkeologjik të Kosovës”, sqaron CHëB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat