Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Kosova

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Temperatura maksimale mund të arrijë deri në 26 gradë celsius.

Nesër në tërë rajonin poashtu pritet të mbajë mot kryesisht me diell, stabil dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Në mëngjes nëpër lugina mund të ketë mjegull e cila do të zhduket gjatë paradites. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 26-27 gradë celsius në nivel rajoni.

Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit, madje pritet të ketë ngritje të mëtujeshme të temperaturave të cilat mund të arrijnë deri në 30 gradë celsius ajo maksimalja në nivel rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat