Punëtorët e KRM “Ambienti” në grevë, thonë se kryetari i Klinës punësoi nipin menaxher

Kosova

Punëtorët e KRM “Ambienti” në grevë, thonë se kryetari i Klinës punësoi nipin menaxher

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 12:26
Shoqata Sindikale e KRM “Ambienti”, Njësia Operative në Klinë

Punëtorët e KRM “Ambienti” në Klinë kanë hyrë në grevë pasi që thonë se kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, e ka bërë nipin e tij menaxher.

Shoqata Sindikale e KRM “Ambienti”, Njësia Operative në Klinë, ka bllokuar tërë punën për shkak se për ata nuk është e pranueshme kjo gjë.

Ata përmes një komunikate për media thanë se ky proces ka qenë i montuar politikisht dhe se kompania ka kuadro mjaft për një pozitë të tillë që e ka Idriz Beqiri.

Reagimi i plotë:

Njoftojmë opinionin e gjere se kryesia e Shoqatës Sindikale e KRM “AMBIENTI” Sh.A NJ.O në Klinë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datën 17.10.2019, e analizoi situatën e krijuar pas ardhjes në pune në pozitën Menaxher në Njësinë Operative në Klinë të kandidatit Idriz Beqiri.
Shoqata sindikale e punëtorëve të KRM ‘’Ambienti’’ Sh.A NJ.O në Klinë, shpreh shqetësimin e thellë dhe të papranueshëm në lidhje me këtë vendim, me ç’rast e njoftojmë opinionin publik se:

1. Ky vendim është i papranueshëm për të gjithë punëtoret e kompanisë, për shume arsyeje:

a) Procesi ka qene i montuar dhe politik pasi që kundër kandidati i përzgjedhur është familjar i ngushtë i kryetarit të komunës se Klinës Zenun Elezaj ( është nipi i kryetarit), si dhe është militant i AAK-së.

b) Është shkel udhëzimi administrativë 7/2017, përkatësisht neni 4 paragrafi 6 i këtij udhëzimi, këtë e vërteton Inspektoratit i punës në vendimi i nr 117/2019 i dt 29.05.2019.

c) Kompania ka kuadro të mjaftueshme për këtë pozite si: dy (2) jurist të diplomuar, një (1) ekonomist dhe një (1) Doktor shkence në Menaxhim të mjedisit i cili është UD i Menaxherit të njësisë, e i cili në mënyre të shkëlqyer e ka Menaxhuar kompaninë deri me sot. Të gjithë të lartcekurit kanë aplikuar për këtë pozitë, por ju është bërë e padrejtë në vlerësim.

2. Kërkojmë nga organet kompetente anulimin e vendimit për ardhjen në pune të Idriz Beqirit deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi qe lënda është në procedurë gjyqësorë.

3. Njoftojmë opinionin e gjere se nga dt 21.10.2019 të gjithë punëtoret e KRM ’’AMBIENTI ’’ Sh.A NJ.O në Klinë do të hynë në grevë deri në realizimin e kërkesave tona legjitime”, shkruan në komunikatën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat