Shqipdon Alija kërkohet nga familja

Kosova

Shqipdon Alija kërkohet nga familja

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 14:43
Shqipdon Alija

Policia e Kosovës dhe familja, ka kërkuar nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët – Lipjan.

Policia thotë se personi në fjalë është raportuar si i zhdukur më datë 14.10, të këtij viti.

Sipas Policisë, që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh siç është intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar), analizimi i video incizimeve të zonave të ndryshme dhe analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.

“Veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës  në linjën emergjente 192, apo ne nr 080019999”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat