Kryetari i Shtimes tregon si ndodhi plagosja e djalit të tij

Kosova

Kryetari i Shtimes tregon si ndodhi plagosja e djalit të tij

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 14:52
Naim Ismajli

Të dielën në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën Ferizaj – Lipjan, janë plagosur tre persona nga të shtënat me armë zjarri.

Në mesin e të plagosurve është edhe  djali i kryetarit të Shtimes, Naim Ismajlit.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga vet Ismajli, i cili ka thënë se djali i tij nuk ka qenë i përfshirë në zënkë, por sipas tij ishte duke pirë kafe me shoqëri.

Ai ka thënë se djali i tij është qëlluar nga një plumb qorr.

“Po është e vërtetë, djali ka qenë në një lokal me shoqëri të vet dhe nuk ka qenë i përfshirë në atë zënkë. Është qëlluar nga një plumb qorr”, ka thënë Ismajli.

Ndërkohë rastin e plagosjes e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësja e policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

“Me datën 20.10.2019, rreth orës 03:00,  në rrugën Ferizaj – Lipjan, saktësisht në një lokal, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku lëndime trupore nga arma e zjarrit kanë marrë tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.  Aktualisht policia është duke punuar për  arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat